E bën nënën për spital, prangoset një person në Fushë Kosovë

12:25 | 24 Shkurt 2020

një person është vënë në pranga në Fushë Kosovë pasi i njëjti ka kryer dhu’në ndaj nënës së tij.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë së dielës në ora 11:00, ka prangosur një person pasi që në stacionin policor në Fushë Kosovë është raportuar për një rast të “dhu’nës në familje” e “lëndim i lehtë trupor”.

Sipas njoftimit, djali e ka rrahur nënën e tij duke i shkaktuar lëndime trupore dhe e të njëjtës i është ofruar ndihmë mjekësore, shkruan lajmi.

Policia ka bërë të ditur se, pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Komento: