E bleu për 30 milionë, Milan po e shet “dështakun” përgjysëm

17:30 | 08 Janar 2020

AC Milan, po shqyrton të ardhmen e mbrojtësit italian, Mattia Caldara, koha e të cilit në San Siro ka qenë e mbushur me lëndime.

Raporti detajon se si kuqezinjtë shpenzuan 35 milion € për nënshkrimin e lojtarit, duke i dorëzuar atij një kontratë pesë-vjeçare me vlerë rreth 3 milion € neto në sezon, përcjell ORAinfo.

Pas 18 muajsh, Caldara ka bërë vetëm dy paraqitje për palën milaneze, duke e rënë vlerën e tij të tregut me 10 milion €.
Klubi Milanez tani është i lumtur ta largojë atë këtë muaj në mënyrë që të zvogëlojë humbjet e mëtejshme.

Në vend që të kërkojnë ta shesin atë plotësisht, raporti vazhdon, kuqezinjtë po mendojnë ta dërgojnë atë në një marrëveshje kredie 18-mujore me një opsion blerjeje prej 15 milion eurosh të bashkangjitur. /ORAinfo/

Komento: