
Janë bërë gati 1 muaj që kur Adriana Matoshi dha njoftimin jo të lehtë për rikthimin e tumorit në tru.

Por, aktorja dhe deputetja kosovare ka treguar edhe një herë që është simbol i fitores.
Një foto e publikuar nga deputetja Jeta Statovci tregon Adrianën e buzëqeshur dhe në formë, tre javë pas fillimit të një beteje të vështirë.

