E dashura e futbollisitit të njohur preket nga koronavirusit

20:22 | 16 Mars 2020

E dashura e futbollistit të njohur është prekur nga koronavirusi.

E dashura e Ruganit pozitive me koronavirus.

Daniele Rugani ishte futbollisti i parë në Serinë A që rezultoi pozitiv ndaj koronavirusit, ndërsa pasditen e sotme edhe e fejuar e tij, Michela Persico rezultoi e prekur nga virusi që ka vënë në alarm botën mbarë dhe ka marrë jetën e mijëra njerëzve.

Lajmin e ka bërë të ditur vet bukuroshja përmes një postimi në llogarinë e saj në rrjetin social Instagram.

Ajo ka shkruar se nuk ka simptoma dhe ndihet mirë në shtëpi, dhe kërkon nga të gjithë të respektojnë këtë rregull.

“Përshëndetje. Kam marrë përgjigjen e testit dhe kam rezultuar pozitive ndaj koronavirusit, por josimptomatike. Jam mirë dhe ju siguroj se gjithçka do të shkojë mirë. Qëndron në shtëpi”, shkroi Michela Perciso.

Në anën tjetër, gjatë ditës burri i saj, Rugani, tha se po ndihet shumë më mirë dhe se “së bashku do ta tejkalojmë gjithë këtë”. Italia dhe Spanja janë vendet me më të prekura në Evropë, mijëra të infektuar dhe qindra të vdekur.

Komento: