E dashura shfaqet me fustan të bardhë, reagimi i Feros i papritur

08:49 | 19 Dhjetor 2018

Historia e dashurisë mes reperit Fero dhe modeles Arbenita Ismajlit është mësuar prej pak kohësh, por çifti ende nuk janë shfaqur publikisht.

Lidhja e tyre është vërtetuar nëpërmjet rrjeteve sociale dhe po në rrjete sociale vazhdon të konsolidohet.Sërish dyshja nuk ka ngurruar të tregojë në Instagram dashurinë që kanë për njëri-tjetrin.

Në një video të publikuar në profilin e saj, modelja pozon me fustanin e nusërisë dhe mes shumë komenteve që e komplimentojnë, bie në sy dhe ajo e reperit të njohur.“Princesha ime”- i shkruan Fero, i cili mesa sa duket nuk i ka rezistuar pa shprehur ndjesinë e tij teksa ka parë të dashurën veshur me fustanin e nusërisë.

Dhe në fakt, të drejtë ka reperi sepse modelja duket vërtetë një princeshë me fustanin e bardhë, teksa rrotullohet para kamerës së telefonit.Nuk dimë nëse ky moment do jetë një shkëndijë që dyshja ta mendojë seriozisht zyrtarizimin e marrëdhënies së tyre, pavarsisht se janë ende të rinj.

Aktualisht, çifti po përjeton një lidhje në distancë, pasi Arbenita jeton në Londër dhe reperi në Kosovë, por kjo nuk i pengon të takohen shpesh.

Shikoni videon sa bukur po dukt ajo me fustan të barë.

Komento: