E dhimbshme, 29 vjeçarja shtatzënë vdes nga Covid-19 në QKUK

18:27 | 26 Nëntor 2020

Një 29-vjeçare shtatzënë ka ndërruar jetë nga koronavirusi në QKUK.

Ka ndërruar jetë sot një grua 29-vjeçare nga koronavirusi në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

E ndjera ka qenë shtatzënë në javën e 27-të, dhe ndonëse ka qenë nën monitorimin e konziliumit mjekësor, nuk është arritur të shpëtohet as foshnja.

Lidhur me rastin Express ka tentuar të bisedojë me drejtoreshën e Infektivës, Lindita Ajazaj-Berisha, por e njëjta nuk iu është përgjigjur thirrjeve telefonike. As nga zyra për informim e QKUK-së nuk kanë folur për rastin.

Komento: