E dhimbshme: Dy motra binjake vdesin nga koronavirusi

15:22 | 25 Prill 2020

Koronavirusi po vazhdon të marrë jetë në gjithë botën.

Dy motrat binjake kanë vdekur brenda tre ditëve nga njëra-tjetra pasi dolën pozitive për koronavirus.

Infermierja për fëmijë Katy Davis, 37 vjeçe, vdiq të martën, ndërsa binjakja e saj Emma, një ish-infermiere, vdiq në të njëjtin spital, por të premten, njofton Klan Kosova.

Motra tjetër e tyre, Zoe, tha: “Ato gjithmonë thoshin se kishin ardhur në botë së bashku dhe do të shkonin së bashku”.

Ajo tha se dyshja “mahnitëse”, që kanë jetuar së bashku, kishin pasë probleme të tjera shëndetësore dhe nuk kanë qenë mirë për disa kohë.

“Nuk ka fjalë që i përshkruan sa të veçanta ishin ato”.

Komento: