E dhimbshme: Ish-portieri spanjoll humb jetën nga koronavirusi – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

E dhimbshme: Ish-portieri spanjoll humb jetën nga koronavirusi

00:11 | 24 Mars 2020

Koronavirusi ka prekur edhe shumë figura të njohura të sportit në botë.

Ish-portieri dhe ish-trajneri spanjoll, Benito Hoane, humbi jetën në moshën 84-vjeçare.

Mediat ibeike shkruajnë se 84-vjeçari kishte pësuar infarkt dhe infektimi me COVID-19 i përshpejtoi vdekjen.

Lajmi ka hidhëruar klubin e tij, Espanyoli, si dhe të gjithë futbollin spanjoll.

Ai luajti si portier në vitet ’60-’70 me Espanjolin dhe Deportivo La Korunjën.

Ndërsa drejtoi si trajner shumë ekipe spanjolle si: Deportivo La Korunjën, Real Majorkën, Salamankën, Herkulesin etj.

Ai u tërhoq përfundimisht nga futbolli në vitin 1992.

Komento: