E dhimbshme: Iu dha lamtumira e fundit vajzës së aktorit të njohur

10:24 | 21 Tetor 2019

Iu dha lamtumira e fundit vajzës së aktorit të njohur.

lli Miguel Cervantes dhe bashkëshortja e tij, Kelly i dhanë lamtumirën e fundit vajzës së tyre

trevjeçare, Adelaide, e cila humbi jetën ditë më parë nga epilepsia dhe spazma infantile.

Adelaide humbi jetën më 12 tetor, vetëm disa ditë para ditëlindjes së saj të katërt.

Të dielën, familja e Cervantes mbajti një ceremoni për të në librarinë publike në Harold Washington në Chicago.

Cervantes mbajti një fjalim për vogëlushen e tij, transmeton rtv21.

Adelaide kishte vuajtur nga epilepsia qysh nga foshnjëria.

Ajo ishte diagnostifikuar me epilepsi në vitin 2015, kur ishte vetëm 7 muajshe.

Komento: