Ky është 63-vjeçari që u gjet pa shenja jete në vendin e tij të punës në Istog

13:25 | 21 Nëntor 2026
e-dhimbshme:-ky-eshte-63-vjecari-qe-u-gjet-pa-shenja-jete-ne-vendin-e-tij-te-punes-ne-istog

Zymer Blakaj është personi që u gjet pa shenja jete mëngjesin e sotëm në vendin e tij të punës, në një fermë për kultivimin e peshqve në Istog.

Rasti ka ndodhur rreth orës 07:00, ndërsa vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Sheremet Elezaj, i cili bëri të ditur se, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rast si “Hetim i vdekjes”.

Trupi i pajetë i Zymer Blakajt është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), ndërsa hetimet po vazhdojnë për të sqaruar rrethanat në të cilat ka ndodhur vdekja.

Related Articles

Komento: