E dhimbshme: Ky është i riu që vdiq në aksidentin e sotëm në rrugën Prishtinë – Ferizaj

17:38 | 20 Prill 2025

Një i vdekur dhe një i lënduar është bilanci i aksidentit që ndodhi në orët e para të ditës së sotme në magjistralen Prishtinë – Ferizaj.

Rasti është konfirmuar edhe nga policia.

Viktima e këtij aksidenti është shoferi i veturës, 30 vjeçari Leonard Avdyli.

Për vdekjen e tij kanë njoftuar edhe familjarët, të cilët thonë se për varrimin do të njoftojnë me kohë.

Komento: