E dhimbshme: Ndërron jetë legjenda e komedisë, ja kush e konfirmoi lajmin për vdekjen e tij – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

E dhimbshme: Ndërron jetë legjenda e komedisë, ja kush e konfirmoi lajmin për vdekjen e tij

16:27 | 30 Qershor 2020

Ka ndërruar jetë legjenda e madhe e komedisë.

Legjenda e komedisë së “Hollywood-it”, Carl Reiner ka vdekur në moshën 98 vjeçare.

Regjisori i komedive të Steve Martin, “The Jerk” dhe “The Man Ëith Tëo Brains”, ishte gjithashtu i famshëm për bashkëpunimin e tij me Mel Brooks, shkruan The Guardian.

Carl Reiner, komik dhe krijues veteran i njohur për aktin e tij të dyfishtë me Mel Brooks si dhe regjinë e një varg komedish hite, përfshirë The Jerk dhe The Man With Tëo Brains, ka vdekur në moshën 98 vjeçe.

“Variety” konfirmoi lajmin, duke raportuar se publicisti i tij tha se ai vdiq nga shkaqe natyrore të hënën natën në shtëpinë e tij në Beverly Hills.

Së bashku me Brooksin, Reiner u bë një ikonë e komedisë hebreo-amerikane për rutinat e skicave të çiftit, më e famshmja “The 2000 Year Old Man”, e cila u shfaq për herë të parë më 1960 dhe u rrit nga puna e tyre si shkrimtarë në komedinë e Sid Cezarit.

Komento: