E dhimbshme: Në aksident vdes në moshë të re këngëtari shqiptar së bashku me të fejuarën

18:20 | 06 Mars 2022

Një aksident i rëndë ia ka marrë jetën këngëtarit të njihur.

Këngëtari 20-vjeçar nga Hasi, Shkumbin Brati ka humbur jetën në një aksident tragjik të ndodhur pak pas mesnate në aksion Fushë Krujë – Milot.

Të afërmit e viktimës kanë konfirmuar lajmin tragjik duke u shprehur se ai humbi jetën në lule të rinisë.Nga aksidenti tragjik humbën jetën edhe Almenia Karaj 16-vjeçe, Artan Alushi 30-vjeç dhe Alfred Dika 39-vjeç.

Ndërkohë një dëshmitar që ka parë të gjithë ngjarjen e rëndë u shpreh për ABC se aksidenti ka qenë aq i fortë sa është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë trupat.

“Kanë qenë dy makina. Ka ndodhur rreth orës 1. Kam qenë aty dhe isha në aksident. Roje isha. Cfarë të shikoje njëri nuk i kishte këmbët. Policia erdhi shpejtë i kanë prerë me fresibël makinat. Nuk njiheshin për njerëz ashtu ishin bërë.” ka thënë dëshmitari.

Komento: