E dhimbshme: Nëna e Higuainit në gjendje të rëndë shëndetësore

21:44 | 20 Mars 2020

Nëna e lojtarit të njohur Higuainit është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Nëna e Gonzalo Higuain raportohet se është shumë e sëmurë

Sulmuesi i Juventusit, Gonzalo Higuain dhe mesfushori, Rodrigo Bentancur, lanë disa ditë më parë Torinon për të fluturuar në Argjentinë, gjë që u kritikuan pasi e gjithë skuadra e Juves është në karantinë.

Tani CNN Radio Argentina raporton se nëse e Higuainit është shumë e sëmurë dhe kjo është arsyeja pse lojtari udhëtoi për në shtëpi.

Higuain ka dal negativ për COVID.

Nuk është bërë e ditur ende nëse nëna e lojtarit vuan nga kjo sëmundje, po tashmë ka pasur probleme tjera shëndetësore.

Italia është vendi më i prekur nga COVID-19 dhe tashmë e ka kaluar Kinën me numrin e të vdekurve.

Në 24 orët e fundit, raportohet se kanë vdekur edhe 627 persona në Itali, duke shkuar në total numri në 4,032.

Komento: