E dhimbshme: Valbona Mema flet për herë të parë për humbjen e motrës

21:49 | 30 Mars 2023

Valbona Mema flet për herë të parë për humbjen e motrës.

Në fillim të muajit Mars këngëtarja Valbona Mema humbi të motrën e cila vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.

Së fundmi, e ftuar në “Pardon My French”, ajo ka folur për herë të parë për këtë humbje të rëndë.

Ajo tha se ndonëse e dinin që e motra ishte sëmurë, nuk e prisnin kaq shpejt ikjen e saj.

“Tani mendoj që po forcohem. Unë mendoj që jeta më ka vënë në shumë prova dhe unë kam arritur të mbijetoj dhe t’i bëj ballë. Duket si ëndërr sepse je mësuar gjithmonë që të komunikosh dhe të bisedosh, sidomos ato bisedat e mëngjesit kur bëhen me motrat, më mungojnë shumë. Ishte i pandashëm ai komunikimi përveç atij muaji që ndodhesha në BBV.

Ka qenë motra e madhe për mua ka qenë si nënë sepse i ka rënë edhe pesha që të na rriste. Përgjegjësia ishte akoma dhe më e madhe e imja për t’u kujdesur. Nuk është se ishte shumë e pritshme kaq e shpejtë, nuk e kuptoj si agravoi sëmundja aq shpejt dhe përshpejtoi edhe ikjen e saj.

Ajo donte gjithmonë që unë t’i ndiqja ëndrrat e mija. Në momentin që mu komunikua që gjendja e saj po vështirësohej, unë mora automatikisht një vendim të menjëhershëm dhe duhej se s’bën të isha afër saj. Unë e kisha nënë, baba, shok e kisha gjithçka”, tha ajo.

Komento: