E dhimbshme, vdes një 23-vjeçar në Ferizaj

17:43 | 28 Shtator 2020

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Ferizaj.

Një i ri është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij. Sipas mjekëve ai vdiq nga sulmi në zemër.

Rasti ka ndodhur sot në fshatin Komogllavë të Ferizajt, derisa nga Policia po cilësohet si i dyshimtë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, ka thënë se familja e kanë dërguar për kontrollim mjekësor trupin e 23-vjeçarit.

“Sot rreth orës 14:00 anëtarët e familjes e kanë sjellë një trup të pajetë të një 23 vjeçari dhe pas kontrollimit të mjekut, është konstatuar se i riu ka vdekur”

“Sipas mjekut dyshohet se i riu ka pësuar sulm në zemër”, ka thënë Gashi.

Ndryshe, trupi i pajetë i 23- vjeçarit është dërguar për obduksion në Prishtinë, ndërsa policia po merret me rastin.

Komento: