E dhmsbhme: Babë e bir preken nga koronavirusi

20:58 | 21 Mars 2020

Paolo Maldini dhe djali i tij preken nga koronavirusi.

Koronavirusi tashmë ka prekur edhe skuadrën e Milan.

Me situatën që po përkeqësohet në Itali, rastet e fundit vijnë edhe nga skuadra e Milan, ku legjenda e kësaj skuadre, Maldini, është në mesin e të prekurve nga virusi.

Drejtori teknik i Milan, Paolo Maldini, si dhe lojtari i kësaj skuadre, Daniel Maldini, kanë rezultuar pozitiv në Covid19.

Dyshja e klubit të Milan kanë pranuar sot testet mjekësore, ku kanë mësuar se janë pozitiv në koronavirus.

Ata tashmë po qëndrojnë të izoluar dhe gjëndja e tyre nuk është aq e rëndë.

Komento: