E ftuar speciale e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Vjosa Osmani vizitë njëditore në Slloveni

16:56 | 12 Tetor 2025
E ftuar speciale e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Vjosa Osmani vizitë njëditore në Slloveni

Presidentja e Vjosa Osmani, ka udhëtuar sot për në Slloveni, ku do të merr pjesë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s në Lubjanë.

Ajo është e ftuar speciale në këtë sesion nga presidenti i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Marcos Perestrello.

Gjatë vizitës Osmani do të zhvillojë edhe një takim bilateral me presidenten e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar, si dhe do të merr pjesë në pritjen zyrtare të organizuar për nder të sesionit të Asamblesë Parlamentare nga kryetarja e Asamblesë Kombëtare të Sllovenisë, Urshka Klakoçar Zupanqiq.

Osmani do të zhvillojë edhe takime të tjera gjatë sesionit të Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

Komento: