E FUNDIT! Pronari i Louis Vuitton blen Milanin

08:59 | 13 Janar 2020

Elliott Management dhe grupi LVMH i udhëhequr nga Bernard Arnault kanë arritur një marrëveshje mbi shitjen e AC Milan.

Ka pasur spekulime të mëdha muajt e fundit që sugjerojnë që Arnault është më shumë se i interesuar për të blerë kuqezinjtë nga fondi amerikan , përcjell ORAinfo.

La Repubblica kohët e fundit raportoi se Arnault ka paraqitur një ofertë prej 975 milion € për të blerë Milanin dhe është në pritje të një përgjigje ndaj ofertës së tij, ndërsa gjiganti i modës Giorgio Armani hodhi një aludim se Arnault është i interesuar të blejë Milanin gjatë një interviste.

Madje ka pasur spekulime nga gazeta e lartpërmendur që Gordon Singer i Elliott ka qenë në Milano për të zhvilluar bisedime mbi shitjen e klubit.

Madje ka pasur spekulime nga gazeta e lartpërmendur që Gordon Singer i Elliott ka qenë në Milano për të zhvilluar bisedime mbi shitjen e klubit./ORAinfo/

Komento: