E FUNDIT:Bllokohet transferimi i yllit të madh te Milan

11:43 | 20 Janar 2020

Ëndrra e AC Milan veçanërisht e Zvonimir Boban mbetet, Dani Olmo.

Ylli Spanjoll ka tërhequr interesin e disa klubeve të mëdha falë shfaqjeve të tij me Dinamo Zagreb, si dhe ekipit kombëtar të Spanjës U21, përcjell ORAinfo.

Sidoqoftë, siç raporton Tuttosport këtë mëngjes gjithçka është bllokuar për shkak të konflikteve të brendshme mes Dinamos Zagreb dhe rrethit të lojtarit. Në fakt, komisionet dhe përqindjet e kërkuara vazhdojnë të jenë pengesë në operacion, përcjell ORAinfo.

Mbetet për tu parë nëse transferimi mund të zhbllokohet para se të mbyllet dritarja e transferimit. Nëse mbetet i njëjtë, atëherë kuqezinjtë ka shumë të transferojnë 21-vjeçarin gjatë verës./ORAinfo/

Komento: