E goditi me top rojën e sigurimit, Ronaldo bën gjestin e madh pastaj! – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

E goditi me top rojën e sigurimit, Ronaldo bën gjestin e madh pastaj!

21:58 | 14 Shtator 2021

Ylli i Machester Unitedit, Cristiano Ronaldo, vazhdon të jetë në sensacion prej se është kthyer te Djajtë e Kuq.

Të martën mbrëma, ai debutoi sërish me fanellën e klubit anglez në Ligën e Kampionëve ndaj Young Boys dhe arriti të shënonte.

Mirëpo, para fillimit të ndeshjes, gjatë nxehjes, sulmuesi e ka goditur fuqishëm njërin nga rojat e stadiumit.

Ndërkohë, edhe vet Ronaldo e kaloi barrierën për ta ndihmuar dhe për ta shikuar se si ishte roja femër, e cila po qëndronte e shtrirë dhe ishte në dhimbje.

Asaj i është dhënë ndihma mjekësore nga stafi dhe thuhet të jenë gjithçka në rregull me të pas këtij aksidenti.

Komento: