E keqtrajtoi djalin e tij, arrestohet babai

12:10 | 03 Tetor 2020

Arrestohet pasi e keqtrajtoi djalin e tij.

Një i dyshuar është arrestuar dje në Drenas, për shkak se kishte keqtrajtuar djalin e tij të mitur.

I dyshuari së pari kishte shkuar dje në polici dhe kishte raportuar djalin e tij si të zhdukur, por rreth orës 12:05 në stacion është paraqitur i dyshuari se bashku me djalin e tij për ta lajmëruar që djali ishte kthyer.

Gjatë intervistës ishte kuptuar se djali ishte larguar për t’i ik keqtrajtimit nga prindi i tij, i cili me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje, ndërsa fëmija i mitur dërgohet në strehimore.

Komento: