E kërkon Real Madrid, Arsenal merr vendimin për talentin e skuadrës

11:51 | 23 Janar 2020

Arsenal ka marrë vendimin për talentin e skuadrës.

Arsenal ka bërë gati kontratë të re për Gabriel Martinellin pas interesimit nga Real Madrid për transferimin e tinejxherit brazilian.

Tabloidi britanik “Daily Mail” raporton se Martinelli do të shpërblehet me rritje të pagës nga 10 mijë funte në javë në rreth 30 mijë funte, edhe pse kontrata e tij e tanishme është e vlefshme deri më 2024, transmeton lajmi.

Martinelli ka shkëlqyer me paraqitjet e tij te Gunners, gjatë këtij sezoni.

Ai ka realizuar 10 gola në 21 ndeshje me Arsenalin.

Komento: