E kërkonte Interi, Valverde po ‘blindon’ yllin e madh

10:23 | 22 Dhjetor 2019

Interit i shuhen shpresat për transferimin e Arturo Vidal.

Vidal është lidhur me një transferim të mundshëm tek Inter tash e sa kohë, megjithatë një lëvizje e tillë mund të mos finalizohet as në merkaton e janarit.

‘Marca’ shkruan se trajneri Ernesto Valverde e konsideron lojtarin me një rrol kyç në skuadër, duke mos pranuar ta largojë, transmeton lajmi.

Vidal pati performancë të shkëlqyer edhe kundër Deportivo Alaves, ku edhe gjeti golin.

Ndërsa, ‘La Gazzetta dello Sport’ shkruan se lojtarë si Lionel Messi e Luis Suarez i kanë bërë të qartë klubit se është më mirë ta mbajnë lojtarin të paktën deri në fund të sezonit.

Vidal është golashënuesi i katërt më i mirë në skuadër këtë edicion. Barca do ta shes lojtarin vetëm nëse pranon një ofertë të majme.

Komento: