E konfirmon Koeman, ky sulmues do t’i bashkohet Barcelonës

11:39 | 18 Qershor 2021

Sulmuesi holandez, Memphis Depay do të jetë lojtari më i ri i Barcelonës.

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman ka konfirmuar lajmin se Memphis Depay do të transferohet tek Barcelona.

Koeman në një intervistë për “Sport.es” ka konfirmuar se fantazisti holandez së shpejti do të veshë fanellën “Blaugrane”, transmeton lajmi.

“Nuk ka asgjë zyrtare ende, por palët janë marrë vesh”, tha ai.

“Nuk ka përfunduar në aspektin teknik, por vetëm nënshkrimi mungon, kështu që është pothuajse e përfunduar”, tha Koeman.

“Shpresoj që të vijë, është një lojtar interesant”, konfirmoi Ronald Koeman.

Komento: