E konfirmon Policia: Dyshohet për mjet shpërthyes në Klinikën e Patologjisë

16:06 | 16 Janar 2024
vizita-e-kryeministrit-irlandez,-policia:-do-te-kete-nderprerje-te-perkohshme-te-qarkullimit-ne-trafik


Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me dyshimet për granat dore te një objekt në QKUK.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka thënë për Front Online se rreth orës 14:00 kanë pranuar informatën për një mjet të dyshimtë që dyshohet të jetë mjet shpërthyes, në klinikën e patologjisë, respektivisht institutin para klinik.

“Rreth orës 14:00 është pranuar informata për një mjet të dyshimtë, që dyshohet të jetë mjet shpërthyes, në klinikën e patologjisë, respektivisht institutin para klinik”, ka thënë ai.

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për tu siguruar nga rreziku i shpërthimit eventual, duke evakuuar personelin përreth dhe siguruar perimetrin e nevojshëm”, ka shtuar Borovci.

Siaps tij, në vendngjarje po ashtu janë ftuar edhe ekipet e specializuara të Policisë së Kosovës për menaxhimin e mjeteve shpërthyese, të cilët aktualisht po vazhdojnë punën deri në pastrimin e plotë të perimetrit të siguruar nga ana e policisë.​/Front Online

Komento: