E lënduar Xhuli, tregon se çfarë ka pritur nga Atdheu

22:06 | 12 Mars 2023

Xhuli e lënduar tregon se çfarë ka pritur nga Atdheu.

Vedati ka biseduar me Julianën sot pasi ka dalur nga shtëpia Atdheu, i cili qëndroi me Edonin për 24 orë.

Humoristi e pyeti Julianën se çfarë mendimi pati për të kur e pa, pas një kohe të gjatë.

Juliana tha se ai i dukej pak më ndryshe se në fillim kur ishte njohur me të.

“Kur e përqafa nuk e ndjeva atë mallin e madh që kam menduar që do ta kem”, tha Xhuli.

Tutje, ajo tha se ai nuk ka dhënë asnjë shenjë nga jashtë se është duke e pritur, e kjo gjë e ka bërë të ndihet e lënduar.

Komento: