E “lënë mëndët” Bayernin, ofron 70 milionë për yllin e madh

14:54 | 06 Maj 2019

Skuadra gjermane, Bayern Munchen e do me çdo kusht futbollistin, Nicolas Pepe.

Bayern Munich ka filluar të mendojë për sezonin e ri, ende pa filluar merkatoja e verës. Sikurse raporton Sport Mediaset, kampionët e Gjermanisë akanë gati një ofertë prej 70 milionë eurosh për Nicolas Pepe, lojtari i Lille në kampionatin francez.

23 vjeçari shihet si lojtari i duhur, pasi në fund të sezonit do të largohen Franck Ribery dhe Arjen Robben, të cilët për vite me radhë kanë dhënë një kontribut shumë të madh tek Bayern. Mbetet për t’u parë nëse drejtuesit e klubit bavarez do e sjellin francezin me “Allianz Arena”.

Komento: