E lënë ‘mentë’ Guardiolën, finalizonë blerjen 70 milionë euro

22:22 | 06 Maj 2019

Për t’u diskutuar mbetet vetëm vlera finale që do shpenzojë City.

Shpenzimet e Manchester City në merkato janë një lajm më se normal, por shifrat që Pep Guardiola po hedh në arkat e klubeve të tjera janë vërtet marramendëse dhe kalojnë çdo vijë të logjikës së tregut të transferimeve.

Prej ditësh u raportua se klubi anglez ishte duke mbyllur transferimin e Bruno Fernandez nga Sporting Lisbona, teksa së fundit “Sky Sport” ka zbuluar se dy klubet janë duke finalizuar marrëveshjen e tyre, transmeton telesport.

Për t’u diskutuar mbetet vetëm vlera finale që do shpenzojë City për mesfushorin portugez, teksa sipas medies në fjalë po negociohet për një shumë nga 60-70 milionë euro.

24-vjeçari portugez shikohet si pasuesi i Fernandinho nga Guardiola, duke qenë se braziliani është 34 vjeç.

Fernadez po mbyll një sezon fantastik personal, ku ka shënuar 31 gola dhe ka dhënë 17 asiste në të gjitha kompeticionet.

Komento: