E mitura goditet nga vetura në Prishtinë

11:28 | 03 Korrik 2022

Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi që me veturën nga pakujdesia ka goditur këmbësoren femër kosovare, e mitur.

Rasti ka ndodhur dje, ku viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Komento: