E mposhti 6:2, Solskjaer pas fitores ndaj Romës: Asgjë nuk ka përfunduar

08:29 | 30 Prill 2021

Ole Gunnar Solskjaer pranon që Manchester United e humbi rrugën në pjesën e parë kundër Romës, por ‘u bashkuan’ për të fituar gjysmëfinalen e parë të Ligës së Evropës me rezultat të thellë 6-2.

Giallorossët ishin në epërsi 2-1 në pjesën e parë, por u shemben pas pushimit mes pjesëve duke përjetuar në humbje të hidhur në Old Trafford.

Kjo fitore ka lënë shije të mirë te trajneri i Unitedit, Solskjaer, i cili vlerësoi ‘bashkimin’ e ekipit për arritjen e fitores.

“Jo nuk e ndiej se puna është bërë, por ishte një punë e mirë. Ne bëmë mirë por e dimë që ata kanë cilësi”, ka thënë fillimisht Solskjaer për BT Sport pas ndeshjes.

“Ata shënuan dy gola nga dy rastet që u dhamë. Ata nuk kishin shumë mundësi kundër Ajaxit. Pjesa e dytë ishte shumë e mirë”.

“Karakteri tregoi se ata u kthyen dhe nuk e humbën kokën. Ndoshta pesë ose 10 minuta në fund të pjesës së parë, ne nuk dukeshim mirë, por u bashkuam”.

“Të dy golat janë gabime të vogla, që nuk duhet të ndodhin në këtë nivel”, përfundoi trajneri i Unitedit.

Komento: