E pa dëgjuar: Do të qani kur të mësoni se në çfarë varfërie u rrit Xherdan Shaqiri

22:12 | 21 Prill 2021

Tani fiton milionat, është një nga emrat e mëdhenj të futbollit, por dikur ishte ndryshe. Xherdan Shaqiri bashkë me familjen në të kaluaren jetonin në kushte shumë të vështira, e këtë e thotë edhe vetë futbollisti i njohur.

“Shtëpia jonë nuk kishte nxehje qendrore. Vetëm një oxhak të madh. Ishte një shtëpi shumë e vjetër në një fermë në Basel, ishte ashtu si ishte. As që më shkonte mendja për shtëpinë dhe kushtet e saj, ngrohesha vetë duke vrapuar si një budalla. Vëllai im i madh ishte ai që ankohej më së shumti për të ftohtin, pasi që dhoma e tij ishte sipër, larg nga oxhaku. Ai detyrohej të mbulohej ndoshta me pesë batanije gjatë kohës së dimrit”, ka thënë Shaqiri në një deklaratë të sinqertë, transmeton “Kosovarja”.

Ai, ka shtuar: “Zvicra është një vend i shtrenjtë për të gjithë, por ishte shumë më i vështirë për prindërit e mi sepse ata dërgonin para tek familjarët tanë që ishin në Kosovë”. Sot, Shaqiri është mbështetje e fuqishme për familjen dhe një ndër yjet e pa diskutueshëm të futbollit ndërkombëtar.

Komento: