E papritur: Barcelona vë në shitje yllin e skuadrës – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

E papritur: Barcelona vë në shitje yllin e skuadrës

00:01 | 18 Prill 2020

Skuadra e Barcelonës ka bërë një veprim që askush nuk e priste.

Kampionët e La Liga pritet të jenë tejet aktiv në merkaton e verës, por duket se jo vetëm në anën e blerjeve.

‘Mundo Deportivo’ bën të ditur se Barcelona janë gati që të ndajnë rrugët me portierin Neto.

Braziliani nuk ka kaluar shumë kohë në ‘Camp Nou’.

Ai u transferua në Barcelonë pas një marrëveshjeje që dërgoi Jasper Cillessen në kampin tjetër.

Neto e kishte të pamundur që të konkurronte me Marc-Andre ter Stegen, i cili regjistroi edhe një tjetër sezon madhështor.

Mbetet të shihet nëse Barca do të afrojë ndonjë tjetër emër si mbështetës të gjermanit.

Komento: