E papritur, fytyra e një UFO-je zbulohet nga NASA në Mars

22:15 | 29 Mars 2019

Zbulohet fytyra e një UFO-je.

Teoricienët e konspiracionit kanë shfaqur reagimet e tyre pas një detaji misterioz në fotografinë e fundit të publikuar nga agjencia hapësinore amerikane nga planeti Mars.

Njëri nga teoricienët e kësaj fushe deklaroi se në fotografi kishte vërejtur fytyra alienësh, kafka dhe gdhendje primitive ndër tjerash në Planetin e Kuq, transmeton lajmi.net.

Ai madje mendon se ai ka prova se filozofi i lashtë grek Sokrati u dërgua në Tokë nga Marsi.

Scott C Waring, i cili drejton faqen e internetit UFOSightings Daily, mendon se ai ka gjetur një fytyrë të huaj në Mars në fotot e marra nga roveri i NASA-s.

“Kjo fytyrë ka shumë detaje përmes të cilave mund të kuptojmë me të vërtetë atë se si dukeshin speciet jashtëtokësore”, mbishkroi Waring.

Një shkëmb tjetër i nxjerrë nga konspiracionit duket se tregon filozofin e famshëm të lashtë Sokrati.

Megjithatë, ende nuk ka ndonjë konfirmim shkencor në lidhje me këto supozime.

Komento: