E papritur! Kjo mund të jetë skuadra e re e Granit Xhakës

17:19 | 24 Dhjetor 2019

Granit Xhaka do të largohet nga Arsenal në merkaton e janarit.

Mediet në Gjermani kanë raportuar për një interesim konkret të Hertha Berlin, të cilët edhe kanë bërë ofertën e parë, përcjell lajmi.

Por, sipas ‘The Guardian’, Mikel Arteta po planifikon të përfshijë Granit Xhakën në ofertën për mesfushorin e Leicester City, Wilfred Ndidi.

Arsenal do t’i ofronte Leicesterit 40 milionë funte dhe shërbimet e Xhakës, për të sjellë në ‘Emirates Stadium’ mesfushorin 23 vjeçar.

Komento: