E papritur, ky ekip po synon ta transferoj Agueron

16:42 | 03 Maj 2021

Evertoni është skuadra e radhës që ka hyrë në garë për sulmuesin e Manchester Cityt, Sergio Aguero.

Sipas mediave angleze, skuadra e udhëhequr nga trajneri Carlo Ancelotti do të tentojë ta bindë sulmuesin argjentinas të transferohet në “Goodison Park”.

Aguero do të largohet nga “Qytetarët” në fund të këtij sezoni si futbollist i lirë pasi nuk ka pranuar vazhdimin e kontratës.

Për sulmuesin argjentinas interesim të vazhdueshëm kanë shprehur edhe Chelsea, Tottenhami dhe Barcelona.

Komento: