E papritur, ky është çmimi i Boateng

08:15 | 04 Janar 2020

Bayern Munich ia tregon Arsenalit çmimin e Boateng.

Bayern Munich është i gatshëm të shesë mbrojtësin Jerome Boateng për pesë milionë euro.

Bleacher Report raporton se kampionët e Bundesligës mund të vendosin të heqin dorë nga ish reprezentuesi i Gjermanisë.

Është Arsenal që ka shprehur interesim për 31 vjeçarin, përcjell lajmi.

Mikel Arteta dëshiron të përforcojë repartin e mbrojtjes, që ka qenë një nga pikat më të dobëta të Arsenalit këtë sezon.

Boateng gjithashtu po kërkon një skuadër të re, pasi ka bërë vetëm nëntë paraqitje për Bavarezët në Bundesliga.

Komento: