E papritur, Man Utd afër transferimit të yllit të Barcelonës

20:55 | 29 Shtator 2020

United shumë afër transferimit të Dembele.

Barça pritet ta shet francezin për t’i lëshuar rrugë Memphis Depay.

Manchester Untied ka bërë një lëvizje befasuese në orët e mbrëmjes, sipas asaj që raporton AS.

Sipas kësaj media spanjolle, United janë shumë afër një marrëveshje për sulmuesin anësor të Barcelonës, Ousmane Dembele.

Ronald Koeman dëshiron që ta sjell me çdo kush Memphis Depay në Camp Nou nga Lyoni, por klubi duhet të shet para se të bëj lëvizje për yllin holandez.

Sipas asaj që raporton kjo media, Blaugrana pritet që të pranojë një ofertë në mes 50 milionë euro dhe 60 milionë euro për sulmuesin.

Komento: