E papritur/ Motra ja merr Instagramin me 636 mijë followers Luizit, zbulohet arsyeja! – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

E papritur/ Motra ja merr Instagramin me 636 mijë followers Luizit, zbulohet arsyeja!

20:39 | 21 Mars 2023

Big Brother është ndër formatet më të pëlqyera në vendin tonë.

Personazhet pjesëmarrëse kanë fituar simpatinë dhe vëmendjen e publikut, duke i mbërthyer para ekranit me orë dhe ditë të tëra.

Faqja zyrtare e Luiz Ejllit në Instagram nuk ka më atë emër.

Këngëtari ka arritur deri në 637 mijë ndjekës në këtë rrjet social. Vetë ai ka thënë se nuk ka pasur më parë një profil, por para se të hynte i ka thënë shoqes së tij me emrin Gena që t’ja hapë një adresë.

Duke parë ecurinë e Luizit në Big Brother VIP, kjo u njoh si adresa zyrtare e Luizit dhe fansat u shtuan deri në 637 mijë.

Por tani në faqe shihet emri Ina Ejlli, që është dhe motra e Luizit, po ashtu dhe një foto e tyre bashkë në profil.

Në story shkruhet: “Fansa të dashur. Për arsye tentimesh deri në ekstrem për të hakuar këtë instagram, motra e Luizit që është zotëruesja e këtij instagrami, do ta menaxhojë vetë. Me shumë dashuri familja e Luizit”.

Komento: