Ganimete Musliu propozon për presidente Edita Tahirin.
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka propozuar për postin e presidentes ish-drejtuesen e dialogut Kosovë-Serbi, Edita Tahiri.
Musliu thotë se ka pasuruar listën imagjinare për presidente të Kosovës me emrin e Tahirit, njofton Klan Kosova
Tutje deputetja thotë se krerët politikë kur të merren vesh mes vete se kujt i takon Presidenti duhet të flasin edhe me deputetët pasi ata do e votojnë.
Postimi i plotë i Musliut:
Këtë fundjavë vendosa ta pasuroj listen imagjinare per PRESIDENT/E të Kosovës.
Shpresoj që studiot televizive ta kenë parasyshë qe ta fusin në skenarin e tyre edhe Edita Tahirin pse mos mi ba listen ma interesante.
Ani kur po thojnë me u marrë vesh lideret mes veti kujna i takon Presidenti.
Folni kapak edhe me deputet se po harroni qe ata kanë me votu për President😉.
#Kosova #Presidentja #Presidenti #zgjedhjet