E papritur: Ylli i Barcelonës në Premierligë?

16:51 | 21 Korrik 2020

Duket se ylli i skuadrës së Barcelonës tashmë do të përfundojë në Premierligë.

Marc-Andre Ter Stegen kërkohet nga Chelsea në Premierligë.

Chelsea ka identifikuar portierin e Barcelonës, Marc-Andre Ter Stegen si objektiv për sezonin e ri, ka bërë të ditur e përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo”.

Blues dëshirojnë të sjellin yllin gjerman për ta zëvendësuar Kepa Arrizabalagan.

Madje, ata janë të interesuar të përfshijnë spanjollin në ofertë për blerjen e Ter Stegen.

Mirëpo, Barcelona nuk besohet se do të jetë e interesuar për shitjen e Ter Stegen i cili ka kontratë në Camp Nou deri më 2022.

Komento: