E paraparë të fillonte në orën 16:00, shtyhet sërish mbledhja e Qeverisë

15:36 | 27 Shkurt 2020

Është shtyrë sërish mbledhja e Qeverisë.

Edhe zyrtarisht zyra për media e Qeverisë së Republikës së Kosovës ka njoftuar se është shtyrë mbledhja e sotme e paraparë që të fillonte në orën 16:00.

Mbledhja do të mbahet nesër më 28 shkurt në orën 12:00.

“Ju njoftojmë se mbledhja e Qeverisë e paraparë të mbahet sot, 27 shkurt 2020, prej orës 16:00, shtyhet për nesër, 28 shkurt në orën 12:00”, shkruhet në njoftimin e qeverisë.

Komento: