E pazakontë: I operohet nëna, por shkolla e kërcënon me gjobë

17:40 | 13 Mars 2019

Emma Payne, është një nënë e cila po vuan nga sëmundje e zemrës, dhe po pritet që së shpejti të operohet.

Burri i saj, do të jetë me të për operacionin në Spitalin Freeman të Neëcastle-it, që do të thotë se nuk do të ketë njeri që të kujdeset për vajzat e saj në shtëpi në Burnley, përcjell ORAinfo.

Ajo ka bërë një kërkese ndaj shkollës për marrjen e vajzave me vete, por ata janë përgjigjur negativisht.

Emma thekson se nuk është ndonjë pushim, por dëshiron që vajzat e saj të jenë afër sajë ne momentet e operacionit.

Nëse vetëm tenton t’i merr fëmijët pa leje mund të gjobitet ose të merret në gjykatë nëse ajo i nxjerr fëmijët e saj jashtë shkollës gjatë kohës së mësimit. /ORAinfo/

Komento: