E pazakontë: Ylli i boksit largohet nga aeroplani pas fjalosjes për maskë

12:04 | 19 Shtator 2021

Boksieri britanik Amir Khan është larguar nga një aeroplan në SHBA, për shkak të një mosmarrëveshje që pati për maskë.

Khan 34-vjeçar, ka thënë se është larguar nga fluturimi i American Airlines së bashku me një koleg të tij nga një polic, kur dikush u ankua se maska e shokut të tij “nuk ishte mjaftueshëm lartë”, raporton BBC.

Kompania ajrore ka bërë të ditur se aeroplani nga aeroporti i Newarkut për në atë të Dallas-Fort Worth, është kthyer për te porta, pasi dy persona nuk kanë respektuar rregullat e stafit.

Ka mohuar se policia ka intervenuar.

Në një video të postuar në Twitter, Khan ka thënë se ishte duke fluturuar për në kamp stërvitor në Colorado pasi qëndroi në New York dhe ka mbetur i neveritur me trajtimin.

Ish-kampioni i botës ka thënë: “Më kanë nxjerrë nga aeroplani sot një polic, ndërsa po planifikoja të shkoja në kamp stërvitor në Colorado Springs. Ankesa është bërë nga një person i American Airlines, thanë se maska e kolegut tim nuk ishte mjaftueshëm lartë dhe se duhet ndalet aeroplani e të më nxjerrin jashtë mua dhe shokun tim, ndonëse unë nuk bëra asgjë gabim. Tash kam rezervuar një fluturim tjetër, dhe jam i neveritur që pa asnjë arsye American Airlines na bëri këtë ne dhe më ndaloi udhëtimin”.

Komento: