E pranojnë mediat ruse: Gati 10 mijë ushtarë rusë të vdekur në Ukrainë, mbi 16 mijë të plagosur

09:00 | 22 Mars 2022

Mediat ruse kanë filluar të pranojnë bilancin dramatik, edhe pse mungon një zyrtarizim nga Kremlini, si dhe leja e Moskës për të përhapur një lajm të tillë.

Një nga mediat më të afërta të Kremlinit, Komsomolskaya Pravda, për disa orë mbajti një artikull ku flitej për bilancin e deritanishëm të sulmit ndaj Ukrainës, i cilësuar nga Moska zyrtare si një “operacion special”.

Media ruse, që citonte burime nga Ministria e Brendshme, fliste pikërisht për 9861 ushtarë të vdekur dhe 16153 të plagosur në fushëbetejën ukrainase.

Një bilanc tejet i rëndë për Moskën, totalisht i ndryshëm nga ia zyrtar që ende flet për “vetëm” 498 viktima nder ushtarakëve.

Bilanci i luftës, Pentagoni: Rusia ka humbur një të pestën e forcës së saj
Bilanci u komentua menjëherë nga shumë analistë, pasi u zbulua pothuajse rastësisht nga korrespondenti i Ëall Street Journal Yaroslav Trofimov, që e shpërndau edhe në rrjetet sociale.

Një rrjedhje informacioni kjo, që nuk i ka pëlqyer autoriteteve ruse, aq sa artikulli u ndryshua 24 orë më vonë, duke prerë pjesën ku citoheshin shifrat.

Komento: