E pranon edhe qeveria e re, fushata elektorale ndikoi në rritjen e rasteve

16:55 | 05 Prill 2021

Sipas ministrit Vitia, çdo tubim masiv ndikon në shpërndarjen e infektimit.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në konferencën pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, pranoi se fushatat elektorale ndikoi në rritjen e numrit të rasteve me COVID.

Sipas tij, çdo tubim masiv ndikon në shpërndarjen e infektimit.

“Një pjesë tjetër e qytetarëve më të drejtë kanë fajësuar fushatën elektorale për rritjen e rasteve të infektimit. Edhe kjo është e vërtetë. Çfarëdo tubimi masiv është super shpërndarës”, deklaroi ai.

Komento: