E pranon politikani serb: Kosovën e kemi humbur më 1999 – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

E pranon politikani serb: Kosovën e kemi humbur më 1999

11:05 | 09 Nëntor 2019

Politikani serb thotë se kurrë s’kanë pasur plan për Kosovën

Politikani serb, Petar Miletic, në një diskutim të organizuar lidhur me zgjidhjen e problemit ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, ka komentuar edhe deklaratat e presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, i cili ka thënë se ka një plan për atë se si duhet zgjidhur problemi me Kosovën.

Miletic ka thënë se askush në Serbi kurrë s’ka pasur ndonjë plan për Kosovën “as Millosheviqi, as Gjingjiqi, as Koshtunica, Tadiqi e as sot Vuçiqi”, shkruan Danas, transmeton Gazeta Express.

“Askush ska pasur asnjë plan apo strategji”, ka shtuar tutje Miletiq.

Tutje ai ka thënë se Serbia e ka humbur Kosovën më 10 qershor 1999, kur “ushtria, policia dhe administrata serbe u larguan nga Kosova”.

Ai thotë se tashmë Serbia e përdor si argument “Rezolutën 1244”, për të cilën thotë se koha e ka provuar që është e pamjaftueshme

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!