E pritshme, këtë numër e merr Lukaku të Chelsea

20:34 | 18 Gusht 2021

Romelu Lukaku merr fanellën me numrin 9 te Chelsea

Romelu Lukaku ka thënë se shpreson të bëjë debutimin e tij të dytë me Chelsean këtë fundjavë, duke thënë se është i gatshëm.

Ai shtoi se është Thomas Tuchel ai që do të vendos për këtë, por për ndeshjen me Arsenalin, ai është i gatshëm.

Së fundmi Lukaku ka zgjedhur edhe fanellën me numrin 9-të te Chelsea për këtë sezon.

Sulmuesi mori numrin që u la i lirë nga Tammy Abraham që kaloi te Roma, ndërsa Lukaku do të vazhdojë me të njëjtin numër në fanellë që e kishte te Interi sezonin e kaluar.

Belgu mori pjesë në stërvitjen e tij të parë zyrtare me shokët e tij të rinj të Chelseat në Cobham dje, pasi përfundoi periudhën e shkurtër të izolim pas përfundimit të transferimit të tij.

Komento: