E rrallë: Lojtari shqiptar prezantohet në dy skuadra brenda 11 ditësh

19:40 | 25 Qershor 2021

E çuditshme, shqiptari prezantohet në dy skuadra brenda 11 ditësh.

E çuditshme, por ndodh në Kosovë. Futbollisti Ardit Demiri ka ndryshuar skuadër brenda 11 ditësh nga zyrtarizimi tek skuadra e Llapit.

Fillimisht Demiri nënshkroi me skuadrën llapjane në datën 8 qershor duke postuar dhe foto në rrjetet sociale me trajnerin Batatina, por 11 ditë më vonë mesfushori është zyrtarizuar tek skuadra maqedonase e Voskës e cila militon në kategorinë e dytë në futbollin vendas.

Një veprim i çuditshëm ky nga ana e futbollistit, por nuk dihet nëse ka pasur ndonjë mosmarrëveshje ndërmjet palëve apo ndonjë pakënaqësi që ka detyruar 20 vjeçarin të ndërpresë kontratën me skuadrën e Kosovës.

Demiri është futbollist i lindur në Maqedoni i cili luan në rolin e mesfushorit dhe karrierën futbollistike e ka nisur te Renova.

Komento: