E tepron nëna e Ronaldos: Nipi im është më i gjatë se Messi

09:19 | 23 Shtator 2021

Nëna e Ronaldos: Nipi im është më i gjatë se Messi.

Nëna e Cristiano Ronaldos, Dolores Aveiro, ka shpalosur hollësi nga takimi i famshëm i Ronaldos dhe Cristiano Jr me Lionel Messin në ceremoninë e ndarjes së Topit të Artë më 2017.

Aveiro është zakonisht figurë private, por së fundmi ka folur në një intervistë më gjerësisht për të birin dhe nipin e vet, raporton Gazeta Express.

Ajo e zbuloi se cili ishte reagimi i Cristiano Jr kur e kishte parë Messin dhe tha se në atë kohë nipi i saj ishte më i gjatë sesa ylli argjentinas i Paris Saint-Germain.

“Isha me Cristiano Jr dhe i thashë: ‘Shiko, ai është Messi.’ Ai m’u përgjigj: ‘Ky nuk është Messi, ky njeri qenka shumë i shkurtër’. Por biri im e nxiti atë dhe i tha të shkojë dhe ta përshëndetë Lionelin”, tha Aveiro.

Në kohën kur u takua me Messin, Cristiano Jr ishte vetëm 7-vjeçar.

“Nipi im ishte më i gjatë se Messi në atë kohë. Ishte një çast shumë qesharak”, shtoi ajo.

Nga ajo ceremoni, Ronaldo doli si fitues i Topit të Artë për herë të fundit.

Komento: